Sport

FOTO/Brenda avionit të Roman Abramovich, i rrethuar nga luksi dhe ngjan si një shtëpi

20 Maj 2020, 11:51 Nga DOSJA

ANGLI-Presidenti i Chelsea-t, Roman Abramovich është një nga më të pasurit, të cilit pasuria është gjëja e fundit që i mungon. Miliarderi rus ka në pronësi disa biznese,por nëse shohim i afrohemi avionit të tij, shohim vetëm luks. Tabloidi anglez “The Sun” ka publikuar disa foto, fillimisht miliardieri rus, zotëron një avion  Boeing 767-33A ER të quajtur “the bandit”, i cili kap vlerën e 66 milionë paundëve. Ndërsa brenda saj mund të gjesh gjithçka. Kuzhinë, një sallë mahnitëse të banketeve në bord me vend për deri në 30 të ftuar për të darkuar dhe për të pirë verë.

Gjithashtu gjendet zyrë dhe dhomë gjumi me një krevat dopio, që u instaluan gjithashtu në bord si pjesë e modifikimeve. Materiali përbërës është i çmuar, ndërsa ka edhe zbukurime ari.

Por kjo nuk është e vetmja që e karakterizon, pasi avioni privat i Abramovich është po aq i sigurt sa edhe “Air Force One” që përdoret për të transportuar presidentin e SHBA-së. Një sistem anti-balistik që ka kushtuar 1.5 milionë paund është shtuar për të larguar rrezikun e sulmeve balistike. Në këtë mënyrë kemi të bëjmë me një nga avionët më të sigurt në planet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport presidenti i chelseas roman abramovich presidenti i chelseas roman abramovich

Sondazh

Poll