Sport

VIDEO/ Erdhi nga Ukraina për të luajtur në Shqipëri, futbollisti tregon dramën e tij për mediat braziliane: Menaxheri më

20 Maj 2020, 09:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Erdhi nga Ukraina për të luajtur në Shqipëri,

BALLSH-Vicente de Paula Mercedes u transferua me shumë bujë te Bylisi në merkaton  e janarit dhe në sfidat e tij të para me fanellën e skuadrës ballshiote, braziliani i ardhur nga kampionati ukrainas arriti të linte shenjë duke u kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm në krah. Por fatëkeqësitë e Vicentes nisën në muajin shkurt kur mamaja e tij u nda nga jeta dhe ai nuk arriti të udhëtonte dot për në Brazil për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Vetëm një muaj më pas futbolli u ndal për shkak të COVID-19 dhe gjatë kësaj periudhe Vicente ka përjetuar një tmerr të vërtetë siç e tregon vetë në një intervistë për një televizion brazilian.

“Nuk ka mënyrë për të shpjeguar atë që kam përjetuar, është diçka unike. Kur nëna ime shkoi në spital, mjekët më thanë se duhet të kthehesha. Bisedova me presidentin e klubit dhe më tha që të mos kthehesha, pasi nuk do të më linte të lirë. Më premtoi se do të më mbështeste, por nuk e bëri”, tregon Vicente.

Mbrojtësi nuk është paguar prej katër muajsh, sikurse thuhet në shkrimin e medias braziliane ndërkohë që braziliani shton: “FSHF ka vendosur në dispozicion të lojtarëve 250 euro, por nuk ka asnjë mënyrë për të mbijetuar. Duhet t’i dërgojmë para familjes”. Mbrojtësi i Bylisit pretendon se është mashtruar nga një menaxher.

“Menaxheri më kontaktoi, më bëri një ofertë dhe propozimi ishte i mirë. Pranova, por kur mbërrita në Shqipëri gjithçka ishte ndryshe. Më gënjeu. Është diçka e trishtueshme, sepse kemi ardhur këtu për të luajtur, për të përmirësuar jetën dhe tani jemi në këtë situatë. Ndjehem i dekurajuar dhe dua të kthehem në shtëpi”, përfundon Vicente.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis vicente de paula mercedes bylis vicente de paula mercedes

Sondazh

Poll