Sport

FOTO/Administratori i Flamurtarit në telashe, ish-presidenti i Galatasaryit hedh në gjyq Sinan Idrizin

20 Maj 2020, 11:06 Nga DOSJA

TURQI-Telashet nuk kanë të përfunduar për administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi. Nëse skuadra e tij gjëndet në krizë financiare lajmet që vijnë nga Turqia nuk janë të mira për të. Ish presidenti i klubit të njohur turk të Gallatasarajit, Adnan Polat ka dorëzuar në prokurorinë e Stambollit një padi penale ku akuzon kompaninë e Sinan Idrizit, “Air Albania” për mashtrim.

Pikërisht ish-kreu i klubit më të famshëm turk ishte takuar me Idrizin kishte thënë Polat se një kompani e quajtur Global Fluids International, GFI në Shqipëri po bënte një biznes shumë të fitimprurës në Shqipëri dhe ai mund ta ndihmonte nëse donte ta blente kompaninë. Polat kishte përgatitur një projekt-marrëveshje për blerjen e aksioneve në nëntor 2016. Pas kontratës, Idrizi tha se zyrtarët e kompanisë kishin kërkuar që paratë të kalonin nga ai në cilësinë e të besuarit dhe jo përmes bankës. Kështu Polat kishte dërguar tarifën e parapagimit në llogarinë e biznesmenit pas kontratës së shitjes që ata kishin nënshkruar.

Sipsa lajmit të gazetares Dilek Yaman publikuar në gazetën Sabah Newspaper, Idrizi kishte telefonuar Polat për ta informuar se kishte zgjedhje në Shqipëri dhe projekti do të realizohej pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 2017 shitja nuk u realizua.

Atëherë Adnan Polat kishte kërkuar kthimin e 3.5 milionë dollarëve dhe anulimin e kontratës së shitjes. Por Sinan Idrizi nuk kishte pranuar., prandaj biznesmeni ka bërë padi në Prokurori për mashtrim dhe kanë nisur hetimet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adnan polat flamurtari sinan idrizi adnan polat flamurtari sinan idrizi

Sondazh

Poll