Sport

FOTO/Koronavirusi detyron futbollistin të punojë si shitës: Bëj çfarëdo lloj pune për të ushqyer familjen

20 Maj 2020, 09:15 Nga DOSJA

EGJIPT-Kriza ekonomike shkaktuar nga përhapja e Covid-19 ka prekur edhe futbollin. Mahrous Mahmoud, mbrojtës i klubit Benu Suef në ligën e  dytë të futbollit në Egjipt, ka qenë në këto kohë të vështira duke punuar si shitës në rrugë për t’i siguruar ushqim familjes së tij.

Aktivitetet sportive në Egjipt kanë qenë të pezulluara që nga muaji mars, klubi egjiptian ua  uli pagat lojtarëve dhe Mahmoud  humbi rreth 200 dollarë nga paga e tij mujore.

Për t’i siguruar ushqim familjes së tij, ai i ka bërë disa punë të ndryshme: ka punuar në ndërtim dhe në një furrë buke, ka shitur ëmbëlsira për Ramazan në rrugët e Mafalutit, një qytet 350 kilometra në jug të Kajros.

“Unë bëj çfarëdo lloj pune për të ushqyer familjen. Askush nuk është imun, por njerëzit si unë dhe familja ime duhet të mbijetojmë”, ka thënë Mahmoud.

Mahmoud gjeti punë në ndërtim, ku paguhet 7 dollarë në ditë, por ai mund ta bëjë atë punë vetëm dy ditë në javë pasi ditët e tjera është i zënë duke punuar në një furrë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benu suef egjipt mahrous mahmoud benu suef egjipt mahrous mahmoud

Sondazh

Poll