Politike

Lufta me COVID-19/ Yuri Kim: SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë

20 Maj 2020, 11:29 Nga DOSJA
Lufta me COVID-19/ Yuri Kim: SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë

Tiranë-  Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një postim në Twitter ka deklaruar se Amerika i ka ofruar Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë për luftën me COVID-19.

“SHBA i ofron Shqipërisë 900 mijë dollarë shtesë për COVID19, duke sjellë në total, 2 milionë dollarë për laboratorë, përcjellje të rasteve dhe asistencë teknike. Kjo mbështetje ecën në vazhdën e 700 milionë dollarëve ndihmë totale të dhënë prej vitit 2000.  SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale.”, thuhet në reagimin e ambasadores amerikane në Twitter. 

964 të infektuar, 31 viktima dhe 758 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërkohë, qeveria ka lehtësuar masa për COVID-19. Në zonat e gjelbëra qytetarët mund të lëvizin lirshëm gjatë 24 orëve, ndërsa në zonat e kuqe, deri në orën 21:00 të mbrëmjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike viktimat e covid ne shqiperi yuri kim viktimat e covid ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll