Politike

‘Pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!’/ Zv.ministri Shkreli kritikon Margaritin, pendohet dhe e fshin komentin: Is

19 Maj 2020, 22:05 Nga DOSJA
‘Pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!’/

TIRANË– Zëvendës ministri i Transporteve, Artan Shkreli ka sulmuar me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, ministren e Kulturës, Elva Margariti. Ministrja, e ftuar në emisionin “Open” la të kuptonte se kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit.

Pas kësaj deklarate Shkreli në një postim në Facebook, shkruan se Margariti ishte për mëshire dhe nuk duhet të dilte në televizion e të poshtërohej ashtu.  “Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!”, shkruan Artan Shkreli.

Por kjo deklaratë kundër ministres ka qëndruar vetëm pak minuta, pasi Shkrelit “i kanë tërhequr veshin” dhe e ka fshirë me urgjencë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan shkreli elva margariti postimi i artan shkrelit artan shkreli elva margariti postimi i artan shkrelit

Sondazh

Poll