Politike

“Ti ka thënë baca Sali”, Berisha i përgjigje Ramës për shtëpinë në Surrel: S’ka asnjë dokument që vërteton orig

20 Maj 2020, 09:23 Nga DOSJA
“Ti ka thënë baca Sali”, Berisha i përgjigje

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me një debat që ka bërë Edi Rama me aktivistin nga Kosova Rron Gjinovci. Në një pjesë të debatit u përmend dhe Berisha, kur Rama u pyet për shtëpinë e tij në Surrel.

Ish-kryeministri në një postim në Facebook shkruan se Rama pretendon në deklaraten e bërë në ILDKP se 5000 m2 tokë i ka blerë me 2 dollarë metrin ndërkohë që asokohe jo aty po edhe disa kilometra më larg, toka kushtonte 25$ m2. Më tej ish-kreu i qeverisë shkruan se në shtetin shqiptar nuk ekzistonte absolutisht asnjë dokument tatimor, doganor, bankar që të provonte origjinën e parave të ndërtimit.

“Miq ju ftoj te ndiqni kete debat midis aktivistit Ron Gjinoci dhe Sulltan Salep Surrelit. Pergjigjet ja dha vet me dinjitet dhe siç i meritonte Roni aktivist, qytetar i cili ne pak minuta nxori cullak para teleshikuesve Sulltanin. Por meqe me citoi per Sarajet e Surrelit po sqaroj sa vijon: 1-Edvin Hajduti pretendon ne deklaraten e bere ne ILDKP se 5000 m2 toke i ka blere me 2 dollare metrin nderkohe qe asokohe jo aty po edhe disa km me larg, toka kushtonte 25 $ m2. 2-Njeriu qe i drejtohej Ronit me gjuhe ordineri, kur ka ndertuar vilen ka patur te deklaruara ne ILDKP sipas dokumentave zyrtare gjithsej 2900 euro dhe 400 mije lek. 3- pyetjeve te gazetareve se me se jane ndertuar sarajet e Surrelit kur nuk ka fonde te deklaruara, zonja Rama eshte pergjigjur se jane ndertuar me parate e Kurbanit. Kurse bashkeshorti i saj qe ne çdo fjale nxjerr nje genjeshter, ne pergjigje te kesaj pyetje te bere nga studentet dhe gazetaret ka deklaruar se ai ka qene ne emigracion.

Por ne shtetin shqiptar nuk ekzistonte abdolutisht asnje dokument tatimor, doganor, bankar qe te provonte njeren apo tjetren origjine te parave te ndertimit te Sarajeve te ndertuara me mareriale ultra te kushtueshme. 4- Kur kryetarja e ILDKP zonja Zana Xhuka me guxim nisi hetimin mbi origjinen e parave te ndertimit te Sarajeve te Surrelit me gjatesi themelesh 57 m, Edvini e shkarkoi ate menjehere dhe ne menyre antikushtetuese nga detyra. Persa i perket formes si bunker ato ate forme kane dhe nuk ja kam sygjeruar une por e ka zgjedhur vet. Se fundi i rikujtoj hajdutit se vile apo pallat mund te kete çdo njeri me burime financiare te qarta dhe transparente. Kurse ata qe ndertojne vila dhe pallate si rasti tipik i çiftit Rama, i kane vila dhe pallate te ngrituara mbi krimin. Sb”, shkruan Berisha.

Dy ditë më parë, Rama u përplas me aktivistit dhe kur u pyet për banesën u shpreh se të gjitha trillimet dhe teoritë konspirative janë të fryra nga Saliu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike banesa e rames ne surrel edi rama rron gjinovci sali berisha banesa e rames ne surrel edi rama rron gjinovci sali berisha

Sondazh

Poll