Politike

Aksioni anti-drogë në Kukës, ministri Sandër Lleshaj: Do ndajmë policinë nga ata që nuk e meritojnë, është imazhi i sh

20 Maj 2020, 10:36 Nga DOSJA
Aksioni anti-drogë në Kukës, ministri Sandër Lleshaj: Do

TIRANEMinistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar aksionin anti-kanabis të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kukës. Përmes disa postimeve në Tëitter, Lleshaj sjell në vëmendje edhe zbulimin në rrjetin e trafikut të drogës edhe të dy punonjësve të Policisë dhe thotë se ka ardhur koha që të ndahet nga efektivët që shkelin ligjin.

REAGIMI I PLOTE: 

1. Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Prokuroria finalizuan sot një operacion të rëndësishëm, në sajë të të cilit, krahas të tjerëve, u arrestuan edhe dy punonjës policie për përfshirje në veprimtari kriminale.

2. Procesi i ndarjes së Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë. Policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë.

3. Si e tillë ajo duhet dhe do të jetë larg kujtdo që nuk i shërben me nder dhe angazhim interesit publik. Përgëzime për këtë operacion të suksesshëm për Policinë, SHÇBA dhe Prokurorinë!

Reagimi vjen pas finalizimit të një Operacioni anti-kanabis në vend. Arrestohen 19 persona në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër. Të arrestuar kanë mbetur kultivuesit, disa policë dhe mes të prangosurve është dhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit, Arben Tuci. Ndërkohë vijon aksioni në terren për gjendjen e parcelave me kanabis.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aksioni antikanabis sander lleshaj aksioni antikanabis sander lleshaj

Sondazh

Poll