Politike

Dhuna në protestë, Monika Kryemadhi zbulon EMRAT: Ja policët që do kallëzojmë

20 Maj 2020, 10:15 Nga DOSJA
Dhuna në protestë, Monika Kryemadhi zbulon EMRAT: Ja policët

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish për protestën e zhvilluar dy ditë më parë dhe akuzon policinë për dhunë. Në një intervistë për Neës 24, Kryemadhi tha se do të kallëzojnë disa policë për dhunën.

Kryetarja e LSI u shpreh se policja Denisa Hima, dhunoi Silva Cakën dhe kush ka prekur aktivistët do të përgjigje para ligjit.

“Do të ketë një listë që do të shkojnë drejt drejtësisë së vërtetë, do të përgjigjen para drejtësisë së shqiptarëve, Rama, Veliaj, të gjithë ata që kanë firmosur atë vendim të paligjshëm, me këshilltarë bashkie, duke u shoqëruar me listën e policëve me uniformë për të mbuluar fytyrën do ta kenë direkt dhe me përgjegjësi të parë.

Duke filluar që nga Altin Lila, shefi i Komisariatit numër 5 që dhunoi gazetarin Alfred Lela. Rama ka rrahur gjithë gratë e veta, nuk e ka dhunë të rrahurën, janë veprime kriminale të policisë së shtetit. Kastriot Gjokutaj, kreu i Shqiponjave, që nuk kanë koncept të policisë, por skenat që shohin në filma i përdorin mbi trupat e fëmijëve, Denisa Hima, police, që dhunoi Silva Cakën, kemi filluar identifikimin e gjithë policëve që kanë dhunuar dhe nuk ka turp më të madh për komunitetin mysliman sesa një burrë të prekë me dorë një grua të mbuluar me shami, kjo është policia e Ramës dhe respekti për besimin”, u shpreh Kryemadhi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhuna ne protesta monika kryemadhi protesta për teatrin kombëtar shembet teatri kombetar dhuna ne protesta monika kryemadhi protesta për teatrin kombëtar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll