Politike

Arrestimet për protestën, Meta: Të lirohen të gjithë, janë ndalime politike

20 Maj 2020, 09:04 Nga DOSJA
Arrestimet për protestën, Meta: Të lirohen të gjithë,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për arrestimin e protestuesve pas tubimit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar të dielën. Në një reagim në mediat sociale, Meta shkruan se  të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet janë politike dhe aktivistët duhet të lirohen.

“Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE. Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!”, shkruan Meta.

Sot para gjykatës do të dalin 7 të arrestuar. Aktivistët ajën ndaluar të dielën pas protestës kudnër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe përplasjeve me policinë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shembja e teatri kombetar te arrestuarit per protesten ilir meta shembja e teatri kombetar te arrestuarit per protesten

Sondazh

Poll