Politike

Dhuna në protestën për TK, Avokatja e Popullit: Policia theu ligjin, duhet të ketë sensin e masës

20 Maj 2020, 06:29 Nga DOSJA
Dhuna në protestën për TK, Avokatja e Popullit: Policia theu

TIRANË –Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është shprehur se policia ka thyer ligjin gjatë protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit, Lutfi Dervishi, Ballanca tha, se ushtrimi i forcës nga ana e policisë, duhet të jetë gjithmonë proporcional me veprimin që ata janë duke parandaluar.

“Secili prej nesh ka parë një ushtrim force nga ana e policisësë shtetit. Nëse ky veprim i forcës është i duhuri apo jo këtë e gjejmë duke analizuar dispozitat përkatëse të ligjit për policinë e shtetit. Ligji parashikon që në raste të posaçme punonjësit e policisë së shtetit kanë të drejtë të ushtrojnë forcë, por ato duhet të jenë gjithmonë proporcionale me veprimin që ata janë duke parandaluar”, tha Ballanca.

Sipas saj, vetë polici është personi që duhet të ketë sensin e masës dhe nga pamjet filmike, sjella e uniformave blu nuk ka qenë proporcionale me atë që duhet të ndodhte. Më pas, e pyetur nga gazetari, Ballanca ka pohuar se policia ka thyer ligjin, duke iu referuar edhe dhunës ndaj gazetarit, Alfred Lela.

“ Po. Sepse ligji thotë që duhet të jetë proporcionale me rrezikun. Është e qartë ngjarja apo momenti në të cilin kanë kapur dhe kanë shoqëruar në polici zotin Lela. Gazetar i njohur, person publik nuk ishte duke kryer asnje veprim i cili të cënonte rendin sigurinë apo të cënonte integritetin e forcave të policisë së rendit”, vijoi ai.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shembja e teatrit kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll