Politike

Grupi i EPP në Parlamentin Europian thirrje PD-së: Angazhohuni në bisedimet për Reformën Zgjedhore

19 Maj 2020, 21:09 Nga DOSJA
Grupi i EPP në Parlamentin Europian thirrje PD-së: Angazhohuni në

TIRANË– Grupi i EPP në Parlamentin Europian i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të vijojë me bisedimet për Reformën Zgjedhore.

Lidhur me rastin ka reaguar zv. presidenti Andrey Kovatchev, i cili me anë  një postimi i në Twitter, ka kërkuar se prishja e Teatrit nuk duhet të pengonte avancimin e reformës zgjedhore.

Aksionet e fundit të diskutueshme dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri janë për të ardhur keq. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht. Respekti për shtetin ligjor dhe puna e mëtejshme për 15 rekomandimet do të monitorohen nga afër nga Komisioni Europian dhe shtetet anëtare. Partia Demokratike duhet të angazhohet plotësisht në bisedime për reformën zgjedhore,”-shkruan eurodeputeti i Parlamentit Europian.

Pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, dy ditë më parë, Partia Demokratike deklaroi se nuk do të merrte më pjesë në tryezën e Reformës Zgjedhore. Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andrey kovatchev shembet teatri kombetar andrey kovatchev shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll