Politike

PËRPLASJA/ “I heqin për interesa, jo se kanë këllqe”, ekonomisti Bojaxhi përplaset me Maznikun: Dhjetëra objekte janë

19 Maj 2020, 20:34 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ “I heqin për interesa, jo se kanë

TIRANË– Ekonomisti Gjergj Bojaxhi ka replikuar mbrëmjen e sotme me zv/kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në studion e “Opinion”, përballë Maznikut, Bojaxhi tha se godina e Teatrit Kombëtar ka qenë dikur pjes ëe një kompleksi dhe më pas është hequr, teksa shtoi se BASHKIA Tiranë ka përfituar nga një masakarallëk për të mbërritur në prishjen e teatrit.

Bojaxhi kërkoi që të verifikohet edhe faqja zyrtare e Institutit të Monumenteve të Kulturës, që në fakt rezultoi jashtë funksionit.

Dikur ka qenë pjesë e një kompleksi dhe më pas është hequr. Nuk ka asnjë vend ku një objekt është monument kulture apo pjesë e një kompleksi dhe ikën, është tmerruese me thënë të drejtën. Ja shikojeni edhe fqaj zyrtare është jashtë funksionit,”– tha Bojaxhi dhe më pas replikoi me gazetarin Blendi Fevziu dhe Maznikun.

Pjesë nga biseda

Fevziu: Në rregullat botërore nuk riklasifikohen monumentet e kulturës?

Bojaxhi: Riklasifikohen, por jo të hiqen. Një objekt që është monument kulture, me kalimin e kohës vlera i shtohet. Bashkia ka përfituar nga një masakarallëk dhe sidomos me Mirela Kumbaron ka filluar procesi i heqjes së monumenteve nga lista.

Ju sugjeroj dhe regjisë të kërkojë faqen e internetit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, nuk kanë për ta gjetur, nuk ka një listë është hequr lista.

Fevziu: Ka një faqe ueb?

Bojaxhi: Duhet ta kishte, por nuk ka sepse kanë hequr listën. Dhe vetëm vitet e fundit në Tiranë janë hequr me dhjetra objekte që kanë qenë monumente kulture. Këtu po shkatërrohet trashëgimia për të bërë objekte komerciale. Objektet hiqen jo se ka një specialist që ka këllqe ta heqi, por se ka interesa mbrapa.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbjan mazniku gjergji bojaxhi arbjan mazniku gjergji bojaxhi

Sondazh

Poll