Selia e PS-së më me vlerë se Teatri Kombëtar? Mazniku: Ka pasur probleme me strukturën që në ‘58
19 Maj 2020, 20:51Nga DOSJA
TIRANË– Zëvendës kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka folur për vlerën e godinës së Teatrit Kombëtar.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Mazniku u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se përse godina e Partisë Socialiste u restarua ndërsa Teatri jo, ai tha se kishte pasur probleme shumë të rënda me strukturën dhe të parikonstruktueshme.
Mazniku u shpreh se Bashkia nuk është insitucioni përgjegjës për shpalljen e objekteve monument kulture dhe shtoi se ky objekt prej vitit ‘58 ishte raportuar se kishte probleme me strukturën duke theksuar se që në vitin 2004, Teatri Kombëtar ishte quajtur si një objekt pa vlerë.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Selia e Partisë Socialiste, monument kulture, ndërtesë me vlerë. Teatri Kombëtar monument pa vlerë. Selia e PS e ka ndërruar fasadën rreth 15 herë. Selia e Partisë Socialiste, e cila e mund të jetë më me vlerë se Teatri Kombëtar?
Mazniku: Po patjetër! Që në vitin ’58…Objekti i Teatrit ka pasur probleme në lidhje me strukturën.
Fevziu: Ka shumë godina historike që mund të kenë probleme me strukturën. Mund të kenë probleme të pariparueshme.
Gjergj Bojaxhi: Nuk ka struktura të pariparueshme!
Mazniku: Patjetër që nuk ka gjë të pariparueshme. Mund ta bëjmë nga fillimi.
Fevziu: Kalaja e Prezës ka dëmtime nga tërmeti. Do ta shembni?
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Adrian Paci, ish student dhe mik i kryeministrit Edi Rama ka komentuar shkurtimisht marrëdhënien e tij personale me shefin e qeverisë.Sipas artistit të njohur s...
Nga studio e re “Provokacijas”, në Abc News, Mustafa Nano iu drejtua kreut të PD, Lulzim Bashës me tre këshilla. Nano zbuloi fillimisht një bisedë telefonike të...
TIRANË– Ekonomisti Gjergj Bojaxhi ka replikuar mbrëmjen e sotme me zv/kryetarin e Bashkisë së Tiranës. I ftuar në studion e “Opinion”, përballë Maznikut, B...
Artisti më i njohur shqiptar i artit pamor në botë, Adrian Paci, në një intervistë për “A-Show” në Syri TV, ka rrëfyer përjetimin e tij pas prishjes së Teatrit ...
Debati i tij me kryeminsitrin Edi Rama, dje në T7, u bë viral në portale dhe rrjete sociale me qindra mijëra shikime dhe shpërndarje. Aktivisti nga Prishtina Rr...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje për dialog Opozitës. Në një lidhje me Skyope për emiisonin “Repolitix”, Veliaj tha se...
TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ftuar në emisionin “Open” ka bërë lojë fjalësh kur u pyet nga moderatorja Eni Vasili nëse ka pasur di...