Politike

Shembja e godinës/ Veliaj e tregon çfarë ndodhi: S’e mora unë vendimin për prishjen e Teatrit në mëngjes, por u bë

19 Maj 2020, 18:53 Nga DOSJA
Shembja e godinës/ Veliaj e tregon çfarë ndodhi: S’e mora

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Abc News është shprehur se prishja e teatrit nuk ka asnjë lidhje me politikën, është një vendim në kuadër të punës për qytetin.

Veliaj është shprehur se vendimi për prishjen e Teatrit është marrë, pasi atij i është konfirmuar se ai nuk është i mbrojtur si monument kulture dhe ishte e nevojshme një vendim i tillë.

“Unë nuk dua që askush nga bashkia e Tiranës të gjendet në një situatë që një pronë ti fusë në telashe, por që momentin e parë që ne e kemi marrë i jemi dërguar institutit të ndërtimit që na ka komunikuar se godina duhet të shembet. Pyetëm në institucionin e Monumentit të Kulturës nëse është apo jo ndërtesa e mbrojtur dhe më thanë jo. Do bëjmë siç bëmë me gjimnazin e Sami Frashërit, me qendrën socialen kombinat e shumë ndërtesa të tjera që është e nevojshme për ndërhyrje. Nuk dua që këto njerëz të që vënë kujën nesër të thonë se tashmë unë e kisha në dorë dhe nuk bëra asgjë“, tha Veliaj.

Ndërkohë pyetjes së gazetares Mirela Milori se pse godina është prishur në orën 4:30 të mëngjesit Veliaj është shprehur se stafi i bashkisë së Tiranës ka qenë në punë në 24 orë dhe nuk ka pasur asnjë përzgjedhje orari nga Bashkia vendimi është marrë nga policia.

“Ju kujtoj se është shtruar asfalt, janë bërë dizinfektime, janë shtruar rrugë Tirana ka punuar në 24 orë, nëse punët e infrastrukturës janë bërë në çdo llojë pune. Policia ka vendosur qatë orar për të shmangur incidentet. Policia ka vënë në aksion vullnetin e shumicës së artistëve, të atyre që e votuan dhe duke shmangur lëndimin e atyre që nuk donin. Ne i filluam veprimet që na ka kaluar prona, ditën e dytë e kam dërguar në Institutin e Ndërtimit dhe pas marrjes së vendimit të Këshillit Bashkiak është bërë dhe ekzekutimi i vendimit. Secili duhet të marrë vendimet e tij, unë jam në krye të qytetit dhe kam për detyrë të jem në shërbim të tij. Askush nuk duhet të fusë hundët në punët e mia. “Unë ngas gomarin tim ai të ngasë të vetin”. Mos më kërkoni që të mos bëj punët e qytetit”, është shprehur ndër të tjera kryebashkiaku.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj shembet teatri kombetar erion veliaj shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll