Bota

19 Maj 2020, 14:35 Nga DOSJA

FRANCË- Stephane Distinguin, shefi i kompanisë teknologjike ‘Fabernovel’ ka sugjeruar se Franca duhet të shesë pikturën e famshme të ‘Mona Lisës’ , në mënyrë që të përballojë krizën e shkaktuar ndaj Covid-19. Ai shtoi se piktura duhet të shitet në çmimin më të lartë të mundshëm.

“Ditë pas dite, ne i numërojmë miliardat e humbura gjatë kësaj kohe, si fëmijët që llogarisin rënien e një guri në një pus, për të matur thellësinë e tij. Si sipërmarrës dhe taksapagues, unë e di se këto miliarda do të na kushtojnë,”– tha ai.

Mona Lisa apo e njohur ndryshe si Xhokonda është një vepër historike e realizuar nga Leonardo da Vinçi gjatë shekullit të 16-të në kohën e Rilindjes italiane. Mona Lisa aktualisht gjendet në muzeun e Luvrit në Paris.

Burimi: independent

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stephane distinguin stephane distinguin

Sondazh

Poll