Bota

Trump “humb durimin” me OBSH dhe i vendos ultimatum: Nëse nuk merrni masa për 30 ditë do të ngrijmë fondet

19 Maj 2020, 07:26 Nga DOSJA

SHBA-Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar një letër kreut të OBSH, duke e këcënuar se do të tërheqë ndihmën për COVID-19. Trump në letër i ka vendosur një afat 30 ditorTedros Adhanom, që të bëjë përmirësime, në të kundërt do të humbë miliona dhe SHBA do të rishikojë pozicionin e saj. Kreu i Shtëpisë së Bardhë është i pakënaqur me mënyrën sesi OBSH e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit, ndërsa pak ditë më parë e ka quajtur një kukull të Kinës.

Trump, i cili do të përballet me zgjedhjet këtë vit, është kritikuar për mënyrën sesi e ka menaxhuar pandeminë, ndërsa ka akuzuar Kinën, për fshehje të informacion, si dhe OBSH, e cila sipas tij ka mbajtur krahun e Pekinit. Presidenti amerikan e publikoi letrën për OBSH në Twitter të hënën në mbrëmje, pas lumit të akuzave të SHBA. Gjatë Asamblesë së OBSH, sekretari për Shëndetësinë Alex Azar, foli me toni kritike, duke akuzuar Organizatën, se e ka lënë COVID-19 të dalë jashtë kontrollit, duke marrë mijëra jetë njerëzish.

Në morinë e akuzave, Trump shton se OBSH ka injoruar në mënyrë të vazhdueshme raportit nga Kina për përhapjen e COVID-19, dhjetorin e kaluar. Në letër Tump thkeson, se OBSH mund të ecë përpara vetëm nëse shkëputet nga varësia e Kinës. Nëse nuk vëren ndryshime brenda 30 ditëve, Trump deklaron se do të ngrijë përkohësisht fondet e SHBA në OBSH. mAktualisht SHBA numëron mbi 1.5 milion të prekur nga COVID-19, në mesin e të cilëve 90 mijë të vdekur.

Marrë nga BBC

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump obsh donald trump obsh

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2020, 07:07

Një mandat i pestë për Angela Merkelin?

Gjermani- Ngacmohen dy vetë që nuk e duan gjithmonë njëri-tjetrin. Kur Angela Merkeli tejkaloi kufirin kohor prej një minute për një përgjigje të mërkurën gjatë...