Politike

Edi Rama: Nuk jam nga ata që i thonë Isa Mustafës kriminel, e pastaj e thërrasin profesor

18 Maj 2020, 20:19 Nga DOSJA
Edi Rama: Nuk jam nga ata që i thonë Isa Mustafës kriminel, e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka polemizuar në emisionin Pressing në T7 me analistin Ron Gjinovci. Rama ka akuzuar Gjinovcin se po shpif për rrëzimin e teatrit dhe ka thënë se shoqëria civile është në nivelin më të ulët të mundshëm nëpër studiot shqiptare.

Gjinovci tha se nuk do të qëndrojë në një studio ku përhapet propagandë, ndërsa Rama iu përgjigj se faktet nuk janë propagandë.

Tutje Rama tha se nuk e njeh zëvendëskryeminsitrin në detyrë të Ksovoës, Haki Abazi. Rama u pyet për akuzat e Abazit se Shqipëria ka lënë në duar të oligarkëve dhe rrëzimi i teatrit është shëmbull për këtë.

‘’Kur një zëvendës ministër thotë kso shpifje është nivel shumë i ulët’’

‘’Teoria e këtyre që orientojnë ndërtimin e teatrit të ri nga oligarika tregon nivel e tyre që nuk ka qenë’’, tha ai.

Tutje ai ka thënë se karrierën e tij politike e ka nisur nga shoqëria civile dhe se nuk ka pasur nevojë të shpifë asnjëherë.

‘’Unë në jetën time asnjëherë nuk e kam quajtur Sali Berishën vrasës. Nuk e kam quajtur hajdut. Nuk e kam quajtur kriminel’’

‘’Njëherë është Isa Mustafa kriminel pastaj profesor. Njëherë thotë eja ti bëjmë varrin kriminelit, pastaj bëhen bashkë. Mua këso akuza nuk më kan hije. Nuk dua të ndërtoj këso kauza”, shton ai.

Marrë nga: Gazeta Express

(a.s/ dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama isa mustafa ron gjinovci edi rama isa mustafa ron gjinovci

Sondazh

Poll