Politike

Budina: Protestat vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë, Veliajn s’e shoh dot në sy, krimineli

18 Maj 2020, 19:54 Nga DOSJA
Budina: Protestat vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë,

TIRANË– Regjisori Edmond Budina është shprehur se protestat do të vijojnë deri kur të rrëzohet qeveria e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Budina tha se kushdo që do të vijë në pushtet, duhet të marrë parasysh që në këtë vend, do të mbizotërojë kultura.

I pyetur në lidhje me ftesën e kryebashkiakut Veliaj për të bashkëpunuar me Teatrin e Ri, Budina tha se Veliajn nuk e sheh dot në sy, dhe e cilësoi kriminel.

Kjo faqe nuk është e mbyllur, do të vazhdojmë protestën qytetare deri në rrëzimin e kësaj qeveria që ka shkatërruar kulturën. Kushdo që do vij në pushte të marrë përsipër rindërtimin e këtij teatri dhe të një teatri tjetër, duhet të mbizotëroj kultura në këtë vend. Ne kërkojmë rrëzimin e kësaj qeveria. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, e demaskoi vetë veten, thotë një gjë, bën një tjetër. Unë e quaj një krim, dhe Veliaj është kriminel, varrosi të gjitha kostumet duke i shembur, rekuizita është e varrosur, janë filmimet ku janë muret e çara dhe rrobat janë të varura. Ky gënjeshtar që qante për kostumet, ai i varrosi. Nuk kemi nxjerr një majë gjilpëre, as portretin tim. S’kanë pikën e mëshirës, me hipokrizi pranon na shtrinë dorën. Unë nuk e shoh dot në sy, t’i vij turp. Është i zgjedhur dhe jo me votat e gjithë Tiranës,”– tha ai.

Pasditen e sotme u organizua një protestë ku në shesh zbritën qytetarë, opozitarë, dhe artistë, një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ku policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond budina protesta 18 maj 2020 shembja e teatrit kombëtar edmond budina protesta 18 maj 2020 shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll