Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Kryemadhi nuk flet për dhunë: Është kaluar vija e kuqe, por s’do marrim armët për të q

18 Maj 2020, 19:11 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Kryemadhi nuk flet për dhunë:

TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma ka folur lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e saj, Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama shkeli vijën e kuqe me prishjen e godinës por gjithsesi thekson se nuk beson tek dhuna.

PJESË NGA INTERVISTA:

Beti Njuma: Ju e keni kosideruar një vijë të kuqe, u shkel. A duhet ta shpërndajë Parlamentin Kreu i Shtetit?

Monika Kryemadhi: Vërtet është vija e kuqe.  Vija e kuqe nuk do të thotë që ne do marrim armët për të qëlluar Ramën, as do shkojmë në Surrel. Por asgjë nuk është e përjashtuar nëse revolta dhe frustimi i njerëzve do të rritet. Unë nuk besoj tek dhuna. Unë nuk besoj tek shkatërrimi. Unë jam luftëtare edhe sakrifikuese, por nuk besoj tek dhuna. Sepse dhuna që do bëjmë ne do viktimizojmë një kriminel. Unë besoj tek rezistenca dhe qëndresa, besoj tek morali i kësaj lëvizje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi shembet teatri kombetar monika kryemadhi shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll