Politike

ME FOTON E VJETËR si ministër/ ‘S’keni qënë kurrë në Teatër’, Rama ‘shpërthen’ ndaj të rinjve: U bashkoheni p

18 Maj 2020, 18:40 Nga DOSJA
ME FOTON E VJETËR si ministër/ ‘S’keni qënë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për prishjen e Teatrit Kombëtar duke postuar edhe foton e tij që në kohën kur ishte ministër Kulture.

Në statusin e tij, Rama shkruan se të rinjtë që protestojë për prishjen e godinës nuk kanë qënë kurrë në teatër dhe mendimet i kanë formuar duke dëgjuar politikanët.

Gjithashtu në postimin e tij, kreu i qeverisë ka shkruar se ndërtimi i godinës së re do të ndihmojë të rinjtë që të kuptojnë përse ka qënë e kotë revolta e tyre për shembjen e godinës.

“Mbase s’kanë faj disa të rinj që u bashkohen politikanëve e partive që janë njësoj si tallashi e si teneqeja e godinës që më në fund u shemb edhe formalisht, pasi kishte vdekur faktikisht prej shumë e shumë vitesh, sepse nuk kanë qenë kurrë në teatër dhe mendimet e shijet për teatrin, i kanë formuar thjesht duke ndjekur shfaqjen e pafundme të vulgaritetit të pikërisht atyre politikanëve që dinë vetëm të bëjnë sikur revoltohen për fatet e popullit… Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar, përveç të tjerash do t’i ndihmojnë edhe këta të rinj të kuptojnë nesër, pse sot ia fusin kot kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet,”-shkruan Rama. 

POSTIMI I PLOTË:

Sot duke vizituar kantierin e Teatrit të ri të Operas dhe Baletit, ku po përfundon një transformim fantastik brenda asaj hapesire deri dje të degraduar që turpëronte Shqipërinë e shtetin e saj, m’u kujtua që 21 vjet më parë, tamam në të njëjtin vend mbi skenë, fillimi i betejës për reformimin e sistemit teatror dhe rindërtimin me themel të skenës kombëtare e të vetë Teatrit Kombëtar… Sa shumë energji të harxhuara e vite të humbura kot, mbi dy skena turpëruese për komunitetin tonë teatror dhe për publikun artdashës, që nuk pati dot kurrë mundësinë të shijonte artet skenike në kushte dinjitoze së paku në TOB e në Teatrin Kombëtar! Sa keq që tërë ato yje të skenës sonë kombëtare u shuan pa punuar dot një ditë në kushte dinjitoze dhe një gjeneratë e tërë u moshua, pa shijuar dot kurrë një shfaqje një shfaqje në kushte normale! Mbase s’kanë faj disa të rinj që u bashkohen politikanëve e partive që janë njësoj si tallashi e si teneqeja e godinës që më në fund u shemb edhe formalisht, pasi kishte vdekur faktikisht prej shumë e shumë vitesh, sepse nuk kanë qenë kurrë në teatër dhe mendimet e shijet për teatrin, i kanë formuar thjesht duke ndjekur shfaqjen e pafundme të vulgaritetit të pikërisht atyre politikanëve që dinë vetëm të bëjnë sikur revoltohen për fatet e popullit… Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar, përveç të tjerash do t’i ndihmojnë edhe këta të rinj të kuptojnë nesër, pse sot ia fusin kot kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet.

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shembet teatri kombetar edi rama shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll