Politike

Kryemadhi në protestë me bluzë të stampuar, Veliaj ‘kapet’ me të, i publikon VIDEON: S’do qe keq të dëgjonim më sh

18 Maj 2020, 18:32 Nga DOSJA
Kryemadhi në protestë me bluzë të stampuar, Veliaj

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së zhvilluar për prishjen e Teatrit Kombëtar. Veliaj ka ‘shënjestruar’ kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, e cila kishet stampuar në bluzë disa prej aktorëve legjendarë që kanë humbur jetën disa kohë më parë.(SHIKO KËTU)

Me anë të një statusi në Twitter, Veliaj ka shpërndarë një video ku shfaqen po të njëjtët personazhë që janë në bluzën e Kryemadhit, të cilët kur ishin gjallë ishin shprehur pro një teatri të ri, por nuk u shprehën kurrë për shembjen e Kombëtarit. 

“Dakord që s’ke qenë ndonjëherë në teatër, s’është mëkat. Por si minimum, para se t’i stamposh në bluzën e protestës së tallashit Kadri Roshin e Violeta Manushin, mos duhet të dëgjosh çfarë kanë thënë për idenë e teatrit të ri? S’do qe keq të dëgjonim më shumë histori, se histeri!,”-shkruan Veliaj. 

PJESË NGA VIDEOJA:

 

Dakord që s’ke qenë ndonjëherë në teatër, s’është mëkat. Por si minimum, para se t’i stamposh në bluzën e protestës së tallashit Kadri Roshin e Violeta Manushin, mos duhet të dëgjosh çfarë kanë thënë për idenë e teatrit të ri? S’do qe keq të dëgjonim më shumë histori, se histeri! pic.twitter.com/r1K1J18pl6

— Erion Veliaj ?‍♂️?⚽️?? (@erionveliaj) May 18, 2020

Kadri Roshi: Qesh se po e shoh që do të realizohet ëndrra më e bukur e jetës sime.
Drita Pelingu: Sot për mua është një ditë e shënuar, është dita e kthimit në realitet.
Violeta Manushi: Përgjegjësi e madhe për artistin
Margarita Xhepa: Është ëndërr e gjithë brezit tim. Kam kënaqësinë që do ta gëzojë brezi im, por mbase dhe unë.

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj monika kryemadhi shembet teatri kombetar erion veliaj monika kryemadhi shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll