Politike

Basha falenderon ndërkombëtarët: Na ndihmuat në luftën tonë për vlerat evropiane

18 Maj 2020, 18:39 Nga DOSJA
Basha falenderon ndërkombëtarët: Na ndihmuat në luftën

TIRANË– Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka falenderuar ndërkombëtarët, Presidentin Donald Tusk dhe PPE-në për mbeshtetjen që kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj Opozitës dhe qytetarëve që kanë prostestuar kundër shembjes së Teatit Kombëtar.

Mirënjohës Presidentit @donaldtusk dhe @EPP për mbështetjen e Shqipërisë dhe @pdshqiperi në luftën tonë për vlerat evropiane, demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik. Prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e shtetit ndaj qytetarëve paqësorë, artistëve, mediave dhe opozitës është një tjetër rast i sundimit të ligjit dhe ngritjes së autokracisë në Shqipëri,”- shkruan Basha.

Pasditen e sotme u organizua një protestë ku në shesh zbritën qytetarë, opozitarë, dhe artistë, një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ku policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha protesta 18 maj 2020 lulzim basha protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll