Politike

Komenti i Kurtit për prishjen e Teatrit Kombëtar, Rama s’e pret mirë: Shkoi larg, përmendi edhe Millosheviçin

18 Maj 2020, 20:08 Nga DOSJA
Komenti i Kurtit për prishjen e Teatrit Kombëtar, Rama s’e pret

PRISHTINË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i ftuar në emisionin “Pressing” ku edhe ka folur për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe për marrëdhënien e tij me politikanët e Kosovës.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh i ‘zhgënjyer’ nga homologu i tij në detyrë Albin Kurti, i cili u shpreh ashpër për prishjen e Teatrit Kombëtar. 

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Zv.kryeministri apo kryeministri të bëjën akuza është shumë e rëndë. Unë nuk e çoj ndërmend as në ëndrrën time më të keqe. Unë një marrëdhënie miqësore me Vuçiçin, por kurrë nuk e kam menduar që Veriut i Kosovës do t’i nënshtrohej ligjeve të Serbisë gjatë pandemisë. Unë çfarë duhet të them? Tjetër flasin dhe tjetër bëjnë. Unë atë që them e bëj.

Pyetje: Pse nuk iu përgjigjët takimit të Kurtit, Metës dhe Thaçit?

Edi Rama: Ishte formati i gabuar. Nuk doja të bëhesha sfondi i askujt kur në Prishtinë si gjithë planeti kishin hallin e pandemisë.

Pyetje: Keni pasur marrëdhënie herë të mira dhe herë të këqija me Kurtin? Nuk e thatë asnjë fjalë për rrëzimin e qeverisë. Aktivistëve iu ka ngelur hatri 

Edi Rama: Nuk besoj që iu ka ngelur hatri. Unë nuk kam marrë ndonjëherë fjalë. Aktivistët në fjalë kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time. Më ka lënduar me Ramushin, gënjeshtra. Po ashtu edhe Albin Kurti. Ç’domethënë që 1000 policië do mbronin Teatrin? Nga cilët oligark, nga cila grabitje? Kurti ka shkuar edhe më larg, përmendi Slobodan Millosheviçin. Çfarë i kam bërë unë monumenteve të kulturës ju ka bërë Millosheviqi? Të përplasemi me fakte dhe debate jam ok. Por për të përdorur tribunat për të nxjerrë më të keqen e qënies njerëzore për të nxjerrë ato që na ka dhuruar Zori në mënyrën më të keqe këtë nuk mund ta toleroj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti edi rama shembet teatri kombetar albin kurti edi rama shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll