Politike

Rudina Hajdari mbështet protestuesit: Kur frika vdes, arrihet çdo gjë! Politikanë, rrini larg

18 Maj 2020, 17:03 Nga DOSJA
Rudina Hajdari mbështet protestuesit: Kur frika vdes, arrihet çdo

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka mbështetur protestuesit që zbritën në shesh pasditen e sotme  pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një status në Facebook, Hajdari shkruan se protesta e artistëve është e drejtë dhe u bën thirrje politikanëve të qëndrojnë larg.

E mbështes protestën e artistëve sepse është e drejtë. Kur frika vdes, mund të arrihet çdo gjë, liria dhe demokracia. Politikanë, rrini larg kësaj proteste qytetare se duam të dëgjojmë zërat e tyre,”– tha Hajdari.

Protesta u organizua një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artistë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta 18 maj 2020 rudina hajdari protesta 18 maj 2020 rudina hajdari

Sondazh

Poll