Politike

Protesta për Teatrin/ Basha flet me hov: E pa gjithë Shqipëria që opozita nuk trembet, fundi i Ramës do të jetë dërrmues

18 Maj 2020, 17:10 Nga DOSJA
Protesta për Teatrin/ Basha flet me hov: E pa gjithë Shqipëria

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se protesta para Ministrisë së Brendshme, ka provuar që opozita nuk trembet. Basha tha se fundi i Ramës do të jetë dërrmues, teksa ri premtoi ndërtimin e TK. Rrugës për t’u kthyer në selinë blu, Basha foli për gazetarët dhe u shpreh:

“Opozita do të jetë në krah të qytetarëve. Siç e patë sot dhe e pa e gjithë Shqipëria, frika ndaj barbarisë do të shuante protestën. Ka 7 vite që luan me fatin e tyre dhe Kushtetutën e vendit. Fundi do të jetë i shpejtë dhe dërrmues. I qëndroj kontratës me aleancën për të rindërtuar teatrin. Përgjegjësit do të çohen para ligjit.”-tha Basha. 

I pyetur prej gazetarëve se a do të lejohet ndërtimi i Teatrit të Ri nga opozita, Basha tha: Milionat e eurove nuk do t’i gëzojnë ta dish këtë. Shqiptarët do të bashkohen. S’do të ketë më një aferë tjetër. Bashkë me betejën për demokraci do t’ju rikthejmë shqiptarëve paratë e tyre. 

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Pyetje: Zoti Basha një koment i juaj. Sot ishte protesta e parë e Aleancës për Teatrin, u tha se do të vazhdohet të mërkurën?

Lulzim Basha: Opozita, Partia Demokratike do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, këtu në Tiranë dhe në krah të qytetarëve. Kudo që do të ketë protesta Partia Demokratike dhe opozita do të jetë në krah të tyre. Siç e patë sot, siç e pa e gjithë Shqipëria, shpresa e Edi Ramës që përmes frikës, terrorit dhe barbarisë do të shuante energjinë dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim , mori fund. Shkatërrimi i Teatrit nuk është fundi i Teatrit, i kulturës, i artit, i guximit dhe i lirive të shqiptarëve, por është fillimi i fundit të tiranisë dhe të teatrit që Edi Rama ka luajtur tash shtatë vjet me shqiptarët, me jetët e tyre, me ekonominë e tyre, me varfërinë, me papunësinë, me lirinë, me institucionet, me kushtetutën e vendit. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe do të jetë çlirimtar për shumicën dërmuese të shqiptarëve. Ripërsëris edhe njëherë vendosmërinë time dhe të Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar, për t’i qëndruar kontratës së firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte sipas të gjitha përcaktimeve, siç ishte nga jashtë dhe të modernizuar nga brenda dhe për dërgimin para drejtësisë dhe prapa hekurave të gjithsecilit prej personave të përfshirë në këtë krim, nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj deri tek punonjësit të cilët shkelën ligjin natën e barbarisë, por që sot tregoi se nisi një ditë e re shprese, një ditë e re besimi të shqiptarëve te njëri-tjetri, tek Shqipëria, te demokracia dhe tek e nesërmja që nuk mund ta ndalë nata e errët e 17 majit.

Pyetje: Zoti Basha a do ta lejoni ndërtimin e teatrit të ri kur të fillojnë punimet?

Lulzim Basha: Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milion euro të shqiptarëve. Nuk do të kenë kohë. Koha e tyre po mbaron dhe shqiptarët do të bashkohen që ato lekë t’ua kthejnë njerëzve që kanë më shumë nevojë, t’ua kthejnë të papunëve, t’ia kthejnë ekonomisë. Nuk do të ketë tjetër aferë 30 milionë euro zhvatje të parave të shqiptarëve për një apo dy oligarkë dhe xhepat e Edi Ramës dhe Erjon Velisë. Bashkë me betejën për demokraci do të fitojmë edhe betejën për t’i rikthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve taksat e tyre dhe ekonominë e tyre.

Sot u zhvillua për gati 2 orë protesta para Ministrisë së Brendshme. Protesta erdhi një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, pas një beteje gati 3-vjeçare, qeveri-Aleancë. Historia tregoi që fitoi kryeministri Edi Rama dhe godina e TK u shemb. Sakaq, në përfundim të protestës, AMT njoftoi një protestë tjetër ditën e mërkurë në orën 17:30. Basha premton rindërtimin e tanimë mbetet të shihet vijimësia e aksionit opozitar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha protesta 18 maj 2020 lulzim basha protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll