Politike

ME FOTO: Jep porositë vesh më vesh? Ç’u tha Kryemadhi dhe Basha nën zë ‘kryesorëve’ të protestës, cili

18 Maj 2020, 16:44 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka filluar aksionin brenda protestës. Ajo i është afruar avokatit Artan Manushaqja dhe i ka folur për disa çaste në vesh.

Më pas, Kryemadhi shkoi tek regjisori Edmond Budina, dhe bëri të njëjtin gjest. Ende nuk dihet se cila është porosia që kryetarja e LSI-së u ka dhënë të pranishëmve dhe nëse ka të bëjë me ndonjë përshkallëzim të protestës, e cila deri më tani ka qënë e qetë.

Pak më pas është parë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka bërë të njëjtin gjest edhe me regjisorin tjetër, Robert Budinën. 

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan manushaqja monika kryemadhi protesta 18 maj 2020 artan manushaqja monika kryemadhi protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll