Politike

Telefonata para protestës për shembjen e Teatrit/ Kryeministri grek bisedë me Bashës, ja çfarë u diskutua

18 Maj 2020, 18:06 Nga DOSJA
Telefonata para protestës për shembjen e Teatrit/ Kryeministri grek

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një telekonferencë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pak para pjesëmarrjes në protestën pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Mësohet se gjatë telefonatës, Mitsotakis përsëriti se Greqia dëshiron një Shqipëri evropiane, demokratike dhe të prosperuar, duke përmendur edhe për mbrojtjen e të drejtave të pakicës greke, e cila është një parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. Gjithashtu pakica greke është vendosur si kush nga Greqia edhe për kursin evropian të Shqipërisë.

Ndërsa kryedemokrati Basha foli për situatën në Shqipëri dhe për pandeminë e koronavirusit. Gjithashtu Basha i ka shprehur shqetësimin me cilësinë e demokracisë dhe sundimin e ligjit në vendin e tij.

Në fund, Basha shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga PPE në promovimin e reformave të nevojshme për integrimin evropian të Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha telefonatë me mitsotakis kyriakos mitsotakis lulzim basha basha telefonatë me mitsotakis kyriakos mitsotakis lulzim basha

Sondazh

Poll