Politike

FOTO/ Një tjetër grua e plagosur në protestë, shfaqet me këmbën me gjak e të fashuar

18 Maj 2020, 16:37 Nga DOSJA
FOTO/ Një tjetër grua e plagosur në protestë, shfaqet me

TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon këmbën e një tjetër protestueseje që është plagosur gjatë protestës që po zhvillohet në shesh.

Pas kapsollave të hedhura në shesh, mbeti e lënduar gazetarja Sonila Prifti Osmanaj dhe gruaja, këmbën e të cilës e shihni në pamje. Ajo e ka fashuar këmbën, pavarësisht se gjaku i duket.

Osmanaj u lëndua gjatë shpërthimit me kapsolla që ndodhi disa minuta më parë në protestën e organizuar nga artistët një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. 

E pyetur nag Dosja.al, gazetarja tha se ka dyshime se shashka u hodh nga një grua, e cila po sugjeronte që aktivistët duhet të flasin për shkeljet e Kushtetutës. 

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta 18 maj 2020 protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll