Aktualitet

”Më gëzoi shumë”/ Alfred Lela gjen “pelën e racës” që i humbi në protestë, falënderon qytetarin

18 Maj 2020, 10:37 Nga DOSJA
”Më gëzoi shumë”/ Alfred Lela gjen “pelën

Tiranë- Më në fund Alfred Lela e gjen biçilektën që i humbi, e cila sipas tij kushton 1200 euro. Ka qenë vetë gazetari, i cili dha lajmin në rrjetet sociale, ku tregon se një qytetar i quajtur Agush Karamete i ka kthyer mbrapsht biçikletën e tij.

Reagimi i plotë:

Me Agush Karameten, qe me gezoi shume sot jo vetem se me ktheu bicikleten, por me shume se me tregoi se cilet ishin njerezit qe ishin dje ne rruge per te protestura per Teatrin. Po marr pensionin me tha, kur e telefonava. Kur e takova mesova se edhe agjeronte. Me ftoi ne shtepi dhe folem per ate qe te dy kishim deshmuar dje. Ka njerez te mire ky vend qe quhet Shqiperi! Faleminderit Agush! Faleminderit te gjitheve qe me keni shkruar dje dhe ma keni bere me te lehte dhunen e bravoçunave te Heneral Leshit.

 

Pak orë më parë, Alfred Lela denoncoi se kishin vjedhur biçikletën në protestën e djeshme, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Një një shkrim të gjatë, Lela e krahasoi biçikletën me një pelë race.  Ai i kërkon Policisë që t’i gjente biçikletën. Nuk mungoi edhe një ironi nga gazetari, i cili tha se se nëse nuk ia gjejnë biçikletën do të përdorë paratë që i ka marrë Ramës për të blerë makinë luksoze.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agush karamete alfred lela agush karamete alfred lela

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2020, 10:28

VLORË- Një metodë e pazakontë e trafikut të drogës është zbuluar sot nga Policia, në një operacion të koduar “Kostumi”. Plot 11 mijë fara kanabisi erdhën n...