Aktualitet

Maturantët e Beratit nisin mësimin në shkolla, u matet temperatura dhe qëndrojnë 2 metra larg

18 Maj 2020, 09:40 Nga DOSJA
Maturantët e Beratit nisin mësimin në shkolla, u matet

Berat- Mëngjesin e sotëm edhe maturantët e Beratit i janë rikthyer procesit mësimor në shkolla. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme nxënësit janë të pajisur me doreza dhe maska dhe kanë rrespektuar distancimin social.  Para se të hynin në shkollë u është matur temperatura dhe i kanë bërë duart me alkool.

 

Sot hyjnë në fuqi disa masa lehtësuese.  31 mijë maturantë janë rikthyer në bankat e shkollës. Shkollat janë të përgatitura me sinjalistikën e duhur, dezinfektues, postera informuese dhe garantimin e distancës së tavolinave. Për 3 javë maturantët do të rikthehen në shkolla për t’u përgatitur për provimet e maturës dhe mësimi do të zgjasë vetë 4 orë në ditë. Ata nuk do të bëjnë pushim të madh gjatë orëve të mësimit.  Po kështu, të gjithë muzetë publikë, monumentet, si dhe sitet arkeologjike do të jenë të hapura si dhe lejohen edhe stërvitjet në grup.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për covid 19 maturantët në berat masat për covid 19 maturantët në berat

Sondazh

Poll