Aktualitet

11 mijë Fara kanabisi me Postë nga Spanja në Shqipëri, pronari arrestohet në Vlorë pas dorëzimit të porosisë (ZBULIMI+A

18 Maj 2020, 09:27 Nga DOSJA
11 mijë Fara kanabisi me Postë nga Spanja në Shqipëri,

TIRANË- Zbulohet një rast i rrallë i përpjekjeve për të kultivuar kanabis në Shqipëri. Pas dy operacioneve të zhvilluara ditën e shtunë në Durrës dhe Kurbin, zbulohet se në Doganën e Tiranës më datë 14 maj, është zbuluar një pako e cila ka patur në brendësi plot 11 mijë fara kanabisi. Burime për Dosja.al sqaruan se pakoja ka ardhur nga Spanja në adresë të një personi i cili tanimë është arrestuar. Ai është 30-vjeçari nga Vlora, Olsi Caushaj.

Farat e kanabisit brenda pakos kishin destinacion Shqipërinë, ku dyshohet se do të mbilleshin për sezonin e kultivimit të drogës. Në udhëzimet e gjetura në këtë kuti, është parë, se farat kanë patur si specifikë mbjelljen me llampa, ndërsa një pjesë e vogël e tyre, do të mbilleshin jashtë.

Teknika e zgjedhur nga policia, ka qenë e tillë. Pasi u zbulua përmbajtja e pakos dhe u njoftua policia, grupi hetimor vendosi që këtë kuti ta dërgonte tek i zoti. Në momentin që 30-vjeçari Olsi Çaushaj, banues në Vlorë, ka marrë pakon me 11 mijë fara, menjëherë është bërë ndërhyrja dhe ai është arrestuar. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e personave të përfshirë në trafikun e drogës, e po ashtu edhe skema e kultivimit dhe trafikimit të drogës.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabisi nga spanja me poste olsi caushaj operacion antidroge operacioni kostumi kanabisi nga spanja me poste olsi caushaj operacion antidroge operacioni kostumi

Sondazh

Poll