Aktualitet

18 Maj 2020, 10:28 Nga DOSJA

VLORË- Një metodë e pazakontë e trafikut të drogës është zbuluar sot nga Policia, në një operacion të koduar “Kostumi”. Plot 11 mijë fara kanabisi erdhën nga Spanja me një pako në Doganën e Tiranës, mbi të cilat qëndronte emri i Olsi Caushajt, 30 vjeç.

I riu nga Vlora, u arrestua më 16 maj, 2 ditë pas mbërritjes së pakos, në momentin që shkoi për t’a marrë atë nga Policia e Shtetit.  Efektivët që e vëzhguan të riu, panë sesi ai mori i pashqetësuar pakon me emrin e tij. Brenda në pako gjendej një “thesar”.

Plot 7 mijë fara të cilësisë më të lartë për të kultivuar kanabis me llampa elektrike, dhe 4 mijë të tjera që do të mbilleshin në natyrë. Ndërkohë që ende nuk janë zbuluar personat që do të bashkëpunonin me 30-vjeçarin për të kultivuar drogën.

Por kush është Olsi Caushaj?

Dosja.al ka arritur të mësojë se i riu Caushaj është nga Vlora, dhe për një periudhë ka qenë edhe jashtë vendit. Ai ka punuar disa kohë dhe më pas është rikthyer në Vlorë pranë familjes.

Megjithëse i paskeduar nga Policia e Shtetit, apo i arrestuar më parë, ai ka bërë një goxha ndryshim në jetën e tij.

Siç shihet në këtë foto të para disa viteve, ai pozon mbi një mushkë, e ndërsa në një tjetër foto të para disa muajve, ai shihet i rrethuar nga jeta e luksit, makina Tesla dhe pushimet.

Jeta e luksit, i është vënë re edhe nga miqtë e tij, që nuk ngurrojnë t’ja vënë në dijeni, duke i thënë: E ke kap veten te jan zbardhur duart. 

Skema e zgjedhur nga i riu është e pazakontë dhe pritet zbulimi i rrethit të plotë të personave që kanë marrë pjesë në këtë tentativë të trafikut të drogës.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabisi nga spanja me poste olsi caushaj operacioni kostumi kanabisi nga spanja me poste olsi caushaj operacioni kostumi

Sondazh

Poll