Aktualitet

“Poshtë ditaktatura”, me distancë fizike dhe pankarta në duar, aktorët në Shkodër protestojnë kundër TK: Shpresojmë

18 Maj 2020, 09:25 Nga DOSJA
“Poshtë ditaktatura”, me distancë fizike dhe pankarta

SHKODËR- Aktorët e Teatrit “Migjeni” në Shkodër kanë protestuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ata janë mbledhur para godinës së “Migjeni” me pankarta në duar e duke mbajtur dhe distancës fizike. “Poshtë diktatura”, “Shembët godinën, por jo Teatrin”, “Teatri është i pavdekshëm” etj, kanë qenë disa nga pankartat që aktorët mbanin në duar.

Pas protestës ka folur dhe aktorja e njohur Rita Gjeka, e cila u shrpeh se nuk janë publikuar emrat e gjithë aktorëve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Sipas aktores janë disa zero mbrapa që i shtohen listës së plotë të artistëve që janë kundër shembjes ndërkohë që shpreson që Teatri i Ri mos bëhet.

Shpresoj që të rinjtë të pajtohen me Teatrin e Ri se për mua nuk ka për t’u bërë. Edhe nëse do bëhet do përfundojë si Teatri Andon Zako Çajupi që nuk i dëgjohet emri. Unë shpresoj që pas kësaj të ndizet një shpresë dhe shpresoj shumë që ajo shpresë të zgjohet.

Lista e artistëve kundër shembjes ka disa zero mbrapa. Ndoshta nuk përmendemi se nuk i dukemi mjaftueshëm artistë. Edhe në ëndërr më del ai moment. Shpresoj që mos bëhet Teatri i Ri. Populli duhet të ngrihet dhe të thotë poshtë diktatura, sepse jemi në diktaturë”, u shpreh Gjeka.

Nga ana tjetër është lajmëruar se sot do të mbahet protesta në orën 16:30 nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe mbështetje nga opozita.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne shkoder kunder shembjes se tk shembet teatri kombetar teatri migjeni protesta ne shkoder kunder shembjes se tk shembet teatri kombetar teatri migjeni

Sondazh

Poll