Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Sekretarja e Europa Nostra letër AMT-së: Shpresoj të lirohen të arrestuarit, do të reagojë ed

18 Maj 2020, 10:10 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Sekretarja e Europa Nostra letër

Tiranë-  Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Sneška Quaedvlieg-Mihailovic ka vlerësuar Aleancën për  Mbrotjen e Teatrit dhe qëndresën e tyre. Së fundmi ajo i ka dërguar një letër AMT, në të cilën shprehet se duhet të lirohen të gjithë personat e arrestuar në protestën e djeshme.  Ajo thekson se do të ketë edhe një deklaratë nga BE për shembjen e kësaj godine.

 

Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, na ka dërguar dje këtë email që dëshirojmë ta ndajmë me ju të gjithë:  Të dashur Miq, Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale. Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes. Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur. Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj, Sneška. 

Gjatë protestës së djeshme kundër Teatrit Kombëtar janë arrestuar 7 persona,  Boiken Abazi, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Kasteriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri , Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj.

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar sneška quaedvlieg-mihailovic shembet teatri kombetar sneška quaedvlieg-mihailovic

Sondazh

Poll