Aktualitet

11 mijë fara kanabisi nga Spanja në Vlorë, Policia e Shtetit jep detaje: Do mbilleshin me llampa elektrike, ja si u zbulua pr

18 Maj 2020, 09:55 Nga DOSJA
11 mijë fara kanabisi nga Spanja në Vlorë, Policia e Shtetit jep

VLORË- Detaje të reja janë zbuluar për operacionin “Kostumi”, ku u zbuluan 11 mijë fara kanabisi të nisura nga Spanja me destinacion qytetin bregdetar, ku i priste 30-vjeçari, Olsi Caushaj. Policia e Shtetit njofton se kutia me fara ka hyrë në Shqipëri më datë 14 dhe më 16, ajo është dërguar për tek pronari. Olsi Caushaj, doli të merrte pakon më 16 maj, dhe në momentin e dorëzimit ai është arrestuar nga policia e Shtetit. Gjithashtu, PSh sqaron se 7 mijë fara ishin për mbjellje të brendshme me llampa elektrike, ndërsa 4 mijë mund të kultivoheshin në natyrë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Vlorë Finalizohet operacioni policor i koduar “Kostumi”. Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Departamentin Operativo-Hetimor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Sekuestrohen 11.000 fara cannabis sativa.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, nga Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin Operativo-Hetimor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kostumi”.

Pas informacioneve të marra më datë 14.05.2020, u bë e mundur që në Degën Doganore Tiranë të konstatohej një pliko postare me përmbajtje të dyshimtë, e ardhur nga Spanja, me destinacion qytetin e Vlorës.

Specialistët e Njësisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore e referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për fillimin e ndjekjes penale, për veprën penale “Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe nën drejtimin e Prokurorisë prej disa ditësh u ndoq me metoda speciale të hetimit.

Më datë 16.05.2020, nga ana e strukturave të Drejtorisë Hetimore Qendrore, në kuadër të dorëzimit të kontrolluar, në momentin e tërheqjes së plikos postare në qytetin e Vlorës, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale O. C., vjeç 30, lindur dhe banues në Vlorë.

Në përfundim u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese që përmbanin fara të bimës cannabis sativa, konkretisht 7000 fara të cilësisë së lartë për kultivim me llamba elektrike dhe 4000 fara për mbjellje në natyrë.

Nga ana e Drejtorisë Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna hetimore për zbulimin e autorëve te tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olsi caushaj operacioni kostumi olsi caushaj operacioni kostumi

Sondazh

Poll