Aktualitet

“O Zot mos hesht për kujtimet e pushkatuara”/ Psalm për teatrin nga Eda Zari e Sebastian Studnitzky, Açka: Homazh i artis

18 Maj 2020, 09:58 Nga DOSJA
“O Zot mos hesht për kujtimet e pushkatuara”/ Psalm për

Tiranë- Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shuma. Së fundmi Eda Zari në bashkëpunim me Sebastian Studnitzky ka realizuar një video me pamje ndër vite të Teatrit Kombëtar, ku në të shfaqet edhe aktorët. Për këtë video, të cilën e quan një psalm, ajo shprehr se as Zoti nuk duhet të heshtë për këtë çështje.

“Për grushtat e padrejtë mbi buzën tuaj, me shkelmat në hijet tuaja, për shkallmimin e egër që provokon gjak që vlon, për dashurinë e fjalës në teatër plot jetë, për kujtimet e pushkatuara, për ata që ia bënë hyzmetin natë e ditë duke e mbrojtur, për njeriun e mirë të fundit në prag të atij teatri! Psalm 109 / O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,
sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare! “, shprehet Eda Zari për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Nuk ka munguar edhe një reagim i Flutura Açkës, e cila shprehet se  ky është homazh i artistit për artistin.

” Miq, ndiqeni deri në fund këtë baladë të ndjerë. Është homazh i artistit për artistin, për njeriun, për historinë. Për gdhimjen tinzare të 17 Majit mbi Teatër. Për Qëndresën qytetare. Për Lirinë. Kemi nevojë të reflektojmë se çfarë po na ndodh, javë të mbarë!”, shprehet Açka.

Një ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eda zari flutura acka shembja e teatrit kombëtar eda zari flutura acka shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll