Sport

Chiellini zbulon prapaskenën: Conte më tha të luaj i dëmtuar, se ata do e bënin në brekë

17 Maj 2020, 20:28 Nga DOSJA
Chiellini zbulon prapaskenën: Conte më tha të luaj i

Giorgio Chiellini këto ditë ka fituar vëmendjen e miliona italianëve me autobiografinë e tij. Mes të tjerash, mbrojtësi i Juventusit ka shkruar për trajnerin Antonio Conte, kur ky i fundit punonte në Torino.

Chiellini ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me ndeshjen për titull të luajtur mes Napolit dhe Juventusit në marsin e 2013-ës. Pavarësisht se ai ka qenë i dëmtuar, Conte ka vendosur ta aktivizojë:

“Nuk më intereson, ti nesër do të luash. Ata e bëjnë në brekë vetëm duke të të parë në fytyrë. Nëse më pas nuk ndihesh mirë, mund të dalësh, por derisa këmbët do të të mbajnë, do të luash”.

Conte pati të drejtë, duke parë atë që ka ndodhur më pas. Chiellini realizoi golin e barazimit dhe ia shpërbleu besimin trajnerit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chiellini conte juve chiellini conte juve

Sondazh

Poll