Sport

I dalin foto duke përdorur substanca të ndaluara, Arsenali gjobit rëndë titullarin e skuadrës

17 Maj 2020, 15:04 Nga DOSJA
I dalin foto duke përdorur substanca të ndaluara, Arsenali gjobit

Alexandre Lacazette është në telashe. Sulmuesi i Arsenalit do të përballet me një gjobë të majme nga klubi, pasi është bërë pjesë e një skandali.

Drejtuesit londinezë kanë parë në rrjet foto të tij duke përdorur substanca të ndaluara. Ai shfaqet në disa foto duke përdorur “hippy crack”, substanca të cilat dëmtojnë dhe gjendjen fizike të lojtarit.

Bëhet fjalë për tullumbace, që mbushen me gaz dhe bëjnë për të qeshur njerëzit. Arsenali ka dalë menjëherë me një reagim zyrtar. “Topçinjtë” shkruajnë se do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj francezit, i cili vërtet ka bërë një gafë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal gjoba lacazette arsenal gjoba lacazette

Sondazh

Poll