Sport

Gara vazhdon, Bayern dhe Barcelona përplasen edhe për talentin më premtues në Gjermani

17 Maj 2020, 15:14 Nga DOSJA
Gara vazhdon, Bayern dhe Barcelona përplasen edhe për talentin më

Kai Havertz është lojtari i radhës, i cili kërkohet nga dy klube big në Europë, Barcelona dhe Bayern. Ashtu si për talentin e Ajax-it, Sergino Dest, për të cilin po bëhet një garë ndërmjet katalanasve dhe bavarezëve, edhe gjermani do të kthehet në “mollë sherri”.

20-vjeçari është një nga talentet më premtues të futbollit europian. Ai ka katër vite që luan në nivelet më të larta në Bundesligë dhe Barcelona ka gati një ofertë serioze për Bayer Leverkusenin, skuadrën ku ai luan aktualisht.

Klubi katalanas, sipas Sport 1, është gati të ofrojë një shifër të majme për “Aspirinat” si dhe të përfshijë Emerson Leite, Carles Alena ose Marc Cucurella në akordin me gjermanët.

Emerson dhe Alena janë të huazuar te Real Betis, ndërsa Cucurella, 21 vjeç, është i huauzar te Getafe. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje me katalanasit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona bayern havertz barcelona bayern havertz

Sondazh

Poll