Sport

FOTO/“Vend me nivel injorance të frikshme“, çështja e Teatrit Kombëtar prek edhe ish-futbollistin e Kombëtares: Bërtis

17 Maj 2020, 19:30 Nga DOSJA

DURRËS-Çështja e Teatrit Kombëtar ka prekur edhe futbollistin e Teutës Renato Arapi. Ish-futbollisti i Kombëtares, ka reaguar në rrjetin e tij social në lidhje me indiferintizmin që i bëhet kulturës dhe historisë shqiptare. Ironia e tij nuk ka munguar, teksa thekson se jemi një vend me nivel injorance të lartë, pasi ende nuk e kanë kuptuar kauzën që ishte ngritur për teatrin, që sot duhej të ishte në këmbë e jo e shembur përtokë.

“Përfundimisht ky vend ka nivel injorance të frikshëm. Akoma nuk e kuptojnë kauzën e teatrit dhe pse nuk duhet ta lejonin të prishej. Shumë mirë na e bëjnë… Presim të ndërrohen qeveritë se ndoshta do ndryshojë diçka. Edhe dilni bërtisni me të madhe tani se jemi ne pasardhësit e pellazgëve dhe ilirëve. Jam i sigurt që civilizimi nga ne ka ardhur… pa diskutim“, përfundon me ironi Renato Arapi.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti i teutes renato arapi futbollisti i teutes renato arapi

Sondazh

Poll