Sport

“Me Sarrin duhet të takohesh para se të bësh dush”, Chiellini shkruan për pikën e dobët të trajnerit të Juve

17 Maj 2020, 15:01 Nga DOSJA
“Me Sarrin duhet të takohesh para se të bësh dush”,

Giorgio Chiellini ka tronditur jo pak opinionin futbollistik në Itali me pikantet e tij në librin autobiografik që ka shkruar. Trajneri i Juves, Maurizio Sarri, nuk mund të mungonte në librin e tij. Mbrojtësi shtatlartë ka vënë në pah faktin se tekniku pi shumë cigare.

“Sarri është një person i afrueshëm. E vetmja gjë që nuk mund t’i ndryshohet është pirja e duhanit. Të shkosh dhe të flasësh me të në zyrën e tij duhet ta bësh gjithmonë para dushit”, ka shkruar veterani i Juves.

“Nuk mund ta bësh pas dushit, pasi do të marrësh gjithmonë erën e duhanit që ai përdor. Sarri nuk ndalon së piri duhan”, – tha kapiteni në librin e tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chiellini duhan sarri chiellini duhan sarri

Sondazh

Poll