Sport

Barcelona-Juve, zbulohet akordi: “Zonja e vjetër” jep Pjanic dhe 25 mln euro për një lojtar stoli

17 Maj 2020, 16:19 Nga DOSJA
Barcelona-Juve, zbulohet akordi: “Zonja e vjetër” jep Pjanic

Gazeta kalanase Sport ka zbuluar një akord paraprak të Juventusit me Barcelonën për merkaton e verës. Duket paksa absurde, por kampionët e Italisë kanë pranuar të japin kartonin e Miralem Pjanic plus 25 milionë euro për portugezin Nelson Semedo.

Bardhezijtë e duan me patjetër në skuadër mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, ndërsa drejtuesve katalanas iu duhet përvoja dhe klasi i boshnjakut Pjanic.

Ky i fundit është një lojtar me shumë cilësi, ndërsa Semedo nuk ka bindur kurrë te Barcelona. Ai u transferua në “Camp Nou” për t’u bërë titullar, por asnjëherë nuk e arriti. Sergi Roberto ka luajtur thuajse gjithmonë në krahun e djathtë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona juventus merkato barcelona juventus merkato

Sondazh

Poll