Sport

Anglezët e blenë për 70 mln euro, Antonio Conte kërkon mesfushorin e njohur

17 Maj 2020, 18:46 Nga DOSJA
Anglezët e blenë për 70 mln euro, Antonio Conte kërkon

Interi po ndjek yllin e Tottenham-it, Tanguy Ndombele. Sipas The Daily Star, Antonio Conte do t’i kërkojë klubit të vihej në lëvizje për lojtarin nëse Jose Mourinho do të vendoste se futbollisti nuk do të bënte pjesë në planet e tij.

Trajneri i zikaltërve e pëlqen shumë blerjen rekord të Spurs, që shpenzuan 70 milionë euro për ta siguruar verën e kaluar. Për futbollistin interesohen edhe Barcelona me Liverpool-in.

Qëndrimi zyrtar i Tottenham është se 23-vjecari do të qëndrojë në Londër dhe atij do t’i jepet një mundësi për të justifikuar investimin e rëndësishëm të bërë për ta marrë nga Lyon.

Gjithsesi, nëse Mourinho do të humbasë durimin me Ndombele, Interi do ta kishte më të lehtë të bindte Tottenham që ta linte lojtarin të largohet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter merkato ndombele inter merkato ndombele

Sondazh

Poll