Aktualitet

Durrës/ AKU bllokon në port 41.7 banane të prishura, vinin nga Kosta Rika

29 Janar 2019, 13:41 Nga DOSJA
Durrës/ AKU bllokon në port 41.7 banane të prishura, vinin nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit rreth 41.7 tonë banana të prishura. Sipas njoftimit të AKU, bananet vinin nga Kosta Rika dhe pas kontrollit nga AKU është bërë bllokimi i ngarkesës.

Njoftimi i plotë i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:

Në kuadër të forcimit të masave për Sigurinë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin në Pikat Doganore në të gjithë vendin.
Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në PIK ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 41.7 ton banane të ardhur nga Costa Rica për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor – produkti i prishur.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet aku bllokohen bananet ne port durres aku bllokohen bananet ne port durres

Sondazh

Poll