Aktualitet

Prishja e TK, shkrimtarja Flutura Açka shpërthen kundër Veliajt: Do kesh damkën e shqyesit të kujtesës së Tiranës, emri

17 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA
Prishja e TK, shkrimtarja Flutura Açka shpërthen kundër

TIRANË- Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Açka ka postuar një foton e Erion Veliajt dhe me një nënshkrim “Pështy këtu!” dhe u bënë thirrje qytetarëve që të mbajnë mend këtë fytyrë.

Shkrimtarja shton se emrin i Erion Veliaj nga sot e tutje do jetë një pështymore, dhe ai do ketë damkën e shqyesit të kujtesës së Tiranës.

“Mbajeni mend këtë fytyrë! Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shembësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës. Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore!”, shkruan Açka.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj flutura acka shembet teatri kombetar erion veliaj flutura acka shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll