Bashkë me Kombëtarin u prish edhe Teatri Eksperimental, Kiço Londo i përlotur: Më lini në hallin tim!
17 Maj 2020, 12:41Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo është parë i përlotur në momentet kur godina u shemb. Ai ka tentuar disa herë që të shkojë pranë rrënojave por është ndaluar nga kordoni i efektivëve të Policisë.
Në një prononcim për Dosja.al, ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë njoftim me shkrim për rrafshmin e godinës së tij, me dy sallat “Molier” dhe “Goethe”.
“Më lini në hallin tim. S’kam asnjë njoftim për shëmbjen e godinës time, më kanë njoftuar vetëm me gojë,”– është shprehur Londo.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.
Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– E gjithë vëmendja e mediave ditën e sotme ka qënë e fokusuar në shembjen e Teatrit Kombëtar, procesi i cili është zhvilluar në orët e para të...
Tiranë- Gazetari Blendi Fevziu është shprehur për shembjen e Teatrit Kombëtar se tashmë iku edhe një pjesë tjetër e historisë së Tiranës. Në një postim në Insta...
Tiranë- Aktivistë, qytetarë dhe politikanë vijonë protestën para sheshit të Teatri Kombëtar. Pas përplasjeve me Policinë aktivistët kanë vënë në sheshin para te...
Tiranë- Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka deklaruar për “Syri TV” se opozita dhe Presidenca duhet të vetëshkrihen dhe të bëhen njësh me popullin, me qëllimi...
TIRANË– Lirohet nga Komisariati nr.4 aktori Neritan Liçaj. Ai u shoqërua nga policia mbrëmjen e djeshme.Ai është liruar dhe është rikthyer tek prote...
SHBA- Pedagogia shqiptare në Harvard, Detina Zalli ka dhënë lajmin se grupi i shkencëtarëve të Oksfordit që po punon për gjetjen e vaksinës kundër COVID-1, ka ...
TIRANË- Policia e Shtetit thotë se gazetari Alfred Lela nuk është dhunuar si gazetar, por si protestues që theu kordonin policor. Në një reagim, ku PSh shp...
TIRANË– Sheshi i Teatrit Kombëtar është rrafshuar krejtëisht dhe aty ka mbetur vetëm pluhur e hi. Në pamjet me dron, të publikuara nga Balkanëeb, shihet se...
Aktualitet17 Maj 2020, 10:02
TIRANË- Janë rikthyer sërish tensionet dhe përplasjet tek pedonalja përpara Teatrit Kombëtar, tashmë të rrënuar. Dosja.al po ndjek hap pas hapi këtë përpl...