Aktualitet

U shoqërua i përlotur dhe me pranga në duar, lirohet aktori Neritan Liçaj, i pezmatuar i bashkohet protestës

17 Maj 2020, 10:42 Nga DOSJA
U shoqërua i përlotur dhe me pranga në duar, lirohet aktori

TIRANË– Lirohet nga Komisariati nr.4 aktori Neritan Liçaj. Ai u shoqërua nga policia mbrëmjen e djeshme.

Ai është liruar dhe është rikthyer tek protesta, duke iu bashkuar qytetarëve që janë vendosur përballë qeverisë dhe policisë në çështjen e teatrit.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lirohet neritan liçaj neritan licaj shembet teatri kombetar lirohet neritan liçaj neritan licaj shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Janë rikthyer sërish tensionet dhe përplasjet tek pedonalja përpara Teatrit Kombëtar, tashmë të rrënuar.  Dosja.al po ndjek hap pas hapi këtë përpl...

Aktualitet 17 Maj 2020, 08:55

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me përplasjet e zhvilluara tek oborri para Teatrit Kombëtar, i cili u shëmb gjatë orëve të para të mëngje...