Aktualitet

FOTOLAJM- Natën u shemb Teatri, Robert Ndrenika nuk preket, xhiro me miqtë e tij, i qëndron larg protestave

17 Maj 2020, 12:33 Nga DOSJA

TIRANË– E gjithë vëmendja e mediave ditën e sotme ka qënë e fokusuar në shembjen e Teatrit Kombëtar, procesi i cili është zhvilluar në orët e para të mëngjesit. Aktorë e regjisorë, por edhe qytetarë janë mbledhur për të protestuar duke mos i kursyer as përplasjet me efektivët e Policisë.

Më e qetë duket situata në një zonë tjetër të Tiranës. Aktori Robert Ndrenika, një nga zërat pro për prishjen e godinës, është parë duke shëtitur me miqtë e tij.

 

Bashkë me dy persona të tjerë, Ndrenika është parë duke shijuar rrezet e diellit, ndërkohë që skena në të cilën ka performuar gjithë jetën u rrënua brenda disa orësh.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet robert ndrenika shembet teatri kombetar robert ndrenika shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Janë rikthyer sërish tensionet dhe përplasjet tek pedonalja përpara Teatrit Kombëtar, tashmë të rrënuar.  Dosja.al po ndjek hap pas hapi këtë përpl...