Aktualitet

E hodhën mbi hekura dhe e morën zvarrë, Policia e Shtetit: Alfred Lela nuk u rrah si gazetar por si protestues që theu kordo

17 Maj 2020, 10:13 Nga DOSJA
E hodhën mbi hekura dhe e morën zvarrë, Policia e Shtetit: Alfred

TIRANË- Policia e Shtetit thotë se gazetari Alfred Lela nuk është dhunuar si gazetar, por si protestues që theu kordonin policor. Në një reagim, ku PSh shpreh keqardhjen për “dezinformimin” e bërë nga mediat, thuhet se Forcat Operacionale kanë punuar në terren të vështirë dhe se dy policë jantë plagosur. Gjithashtu shton se gazetari u shoqërua njësoj si 37 persona të tjerë që iu mor deklarimi. Por në pamjet e publikuara në të gjithë mediat, shihet shumë qartë, se gazetari Alfred Lela, u mor zvarrë, dhe u hodh mbi hekura. Efektivë civilë e ulën përtokë dhe e shoqëruan.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT:

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dizinformimin e bërë përmes mediave të pranishme, nga një sërë individësh lidhur me operacionin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar nga njerëzit, për të garantuar procesin e prishjes së asaj godine, sipas kërkesës së autoriteteve vendore të Bashkisē Tiranë.

Policia e Shtetit garanton opinionin publik, me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale se çdo akuzë e përfaqësuesve të partive politike apo individëve të tjerë, për gjoja ushtrim dhune apo armatim në trupat e përfshira në operacion. Këto janë të pavërteta fund e krye dhe e vërteta është se forcat operacionale të Policisë kanë bërë detyrën në kushte tejet të vështira, si rezultat i mungesēs së plotë të mirëkuptimit nga ana e të grumbulluarve në territorin e Teatrit Kombëtar.

Nga kundërshtimi me forcë i tyre ndaj kērkesës së Policisë për t’u larguar, janë goditur dhe lënduar me sende të forta dy punonjës policie, të cilët po marrim ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë janë shoqëruar sipas ligjit dhe u janë marrë deklarime 37 personave, në përputhje të plotë me procedurën përkatëse. Asnjë prej të shoqëruarve, nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë. Gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithē të tjerēve.

Policia e Shtetit u bën apel organizatorëve dhe individëve që vijojnë të thyejnë ligjin, duke shkelur të gjitha parashikimet e Aktit Narmativ dhe duke vazhduar provokimet ndaj forcave të rendit që po kryejnë detyrën, tê mos vënë në rrezik shëndetin e punonjësve të policisë dhe as shëndetin e tyre, familjarēve të tyre dhe më gjerë, duke krijuar një vatër me potencial të lartē infeksioni nga Covid-19.

Policia e Shtetit u rikujton të gjithëve se Tirana ështē ende një Zonë e Kuqe në hartën epidemiologjike të vendit dhe gjithë sa më lart, kërcënon seriozisht një valē të re infeksioni në kryeqytet.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred lela shembet teatri kombetar shoqerohet alfred lela alfred lela shembet teatri kombetar shoqerohet alfred lela

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Janë rikthyer sërish tensionet dhe përplasjet tek pedonalja përpara Teatrit Kombëtar, tashmë të rrënuar.  Dosja.al po ndjek hap pas hapi këtë përpl...

Aktualitet 17 Maj 2020, 08:55

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me përplasjet e zhvilluara tek oborri para Teatrit Kombëtar, i cili u shëmb gjatë orëve të para të mëngje...